Hotel MIRADA DEL MAR *****

detaje

Shërbimi Ulta All Inclusive

Destinacioni KEMER
Shërbimi: Ultra All Inclusive – bufe i hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, darka, gjatë ditës ushqim i lehtë në restorant, pasdite çaj, kafe, ëmbëlsira dhe ushqim i lehtë në orët e vona, akullore në vitaminë bar. Të gjitha pijet alkoolike vendore dhe lëngjet deri në ora 24.00, akullore prej 13.00-15.00. Nuk janë inkuadruar në koncept: A’la Carte restorantet janë me pagesë shtesë si dhe pijet e importuara alkoolike janë me pagesë, të gjitha pijet nga importi, të gjitha pijet pas orës 00.00, lëngu i freskët, të gjitha pijet në shishe, vera speciale, akullore pas orës së caktuar, shërbimi në dhomë. 
Përmbajtja: Restoranti kryesor me bufet të hapur, shërbimi, A’la Carte restorantet: La Brezza (Italian), La Pescheur (restorant i hapur me ushqim deti pranë bregdetit), Anatolia restorant (Turk), restorant i hapur. Bare përgjatë kompleksit hotelier deri në ora 00.00 (vetëm në Disco club deri në ora 02.00). Shërbimi mjekësor, kujdestar i fëmijëve, larja rrobash dhe pastrimi kimik, floktari, qendra beauty, qendra tregtare, telefoni, faksi, internet, rent a car janë me pagesë shtesë. 
Plazhi: Hoteli gjendet pranë plazhit privat,  me guralec dhe rërë, shtretërit, ombrellat dhe peshqirët janë pa pagesë. 
Sporti dhe argëtimi: Pishinë e jashtme dhe brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë , qendra  e fitnesit, sauna, Banjë Turke, tereni për tenis, squash, mini futboll, basketboll, volejboll plazhi, aqua gym, gjuajtje me shtizë, gjuajtje me gjilpërë. Masazhi, sportet ujore, bilardo, ndriçimi për teren për tenis, shkolla e tenisit janë me pagesë shtesë. 
Program animues gjatë ditës dhe gara të ndryshme dhe program special për fëmijë në Mini club. Në mbrëmje show program, një here në javë mbrëmje Turke si dhe tre herë në javë “Live Music” program. 

ГАЛЕРИЈА