1. PËRMBAJTJA E ARANZHMANIT
Organizatori i udhëtimit e garanton realizimin e aranzhmanit (marrëveshjes) sipas përshkrimit në program. Përmbajtja e marrëveshjes do të bëhet në mënyrë të plotë dhe siç përshkruhet, përveç në rast të ndikimit të "forcave madhore", të cilat nuk mund të parashikohen (luftë, sulm terroriste, greva, fatkeqësi natyrore, fatkeqësi trafiku dhe probleme teknike të anijeve, ose të ngjashme ).
2.PARAQITJE - KONTRATA DHE PAGESA
Paraqitja – kontrata e udhëtimit bëhet deri te mbushja e vendeve, me pagesën e paradhënies së çmimit të caktuar te çdo programi individual. Paraqitjet mund të bëhen te agjencitë e ERA Travel dhe në të gjitha agjensitë tjera të autorizuara për shitjen e programeve të tyre. Gjatë paraqitjes (regjistrimit), blerësi paguan një paradhënie prej 30% të vlerës së (aranzhmanit) marrëveshjes dhe pjesën tjetër pas konfirmimit të rezervimit nga shërbimi i rezervimit, jo më vonë se 15 ditë përpara realizimit të aranzhmanit. Në qoftë se udhëtari deri në atë periudhë nuk e kryen pagesën shtesë, organizatori do të konsiderojë se udhëtari e ka anuluar marrëveshjen dhe do t’ia ngarkojë shpenzimet udhëtarit për anulimin e marrëveshjes sipas kushteve të nenit 6 "Anulimi i udhëtimit". Kur paraqitet, udhëtari nënshkruan paraqitje - marrëveshje me deklaratë – “Deklaroj se kam të njohur programin dhe Kushtet e Përgjithshme të Udhëtimit dhe i pranoj plotësisht ato!”. Kjo i bën Kushtet e Përgjithshme të Udhëtimit, detyrim ligjor për organizatorin dhe udhëtarin.
3. ÇMIMI I ARANZHMANIT
Çmimet për të gjitha udhëtimet publikohen në denarë ose në euro me detyrim për të paguar në kundërvlerë në denarë sipas normës së tregut - të publikuar nga organizatori. Çdo kërkesë për shërbime shtesë nënkupton pagesa shtesë. Organizatori e mban të drejtën për ta ndryshuar çmimin e aranzhmanit në rast të ndryshimit të çmimeve të hoteleve, transportit dhe shërbimeve të tjera, si dhe në rast të një ndryshimi në kursin e këmbimit valutor në treg. Gjatë rritjes së çmimit deri në 10% nuk kërkohet pëlqimi i blerësit (llogaritet te pjesa tjetër e pagesës). Gjatë rritjes prej më shumë se 10%, blerësi ka të drejtë ta ndërpresë kontratën pa detyrimin për ta kompensuar dëmin që rezulton nga anulimi.
4. KATEGORIZIMI DHE PËRSHKRIMI I SHËRBIMEVE
Hotelet dhe apartamentet e ofruara përshkruhen sipas kategorizimit zyrtar në kohën e publikimit të katalogut. Cilësia e shërbimeve është e standardizuar nga autoritetet lokale të turizmit. Standardet e vendosjes dhe shërbimit ndryshojnë sipas destinacionit dhe nuk krahasohen. Organizatori nuk merr përgjegjësi për ndonjë informacion tjetër me gojë ose me shkrim, që nuk është në përputhje me përshkrimin e shërbimeve te programi i ofruar.
5. E DREJTA PËR ORGANIZATORIT PËR NDRYSHIME TE PROGRAMI DHE ANULIMI I ARANZHMANIT
Organizatori ka të drejtë ta ndryshojë programin (në kohëzgjatje ose përmbajtje) në rast të forcës madhore ose të rrethanave të jashtëzakonshme që ai nuk ka mundur t’i parashikojë, shmangë ose largojë. Pjesëmarrësi në udhëtim ka të drejtë të kërkojë kompenzim të shumës për shërbimet e parealizuara. Në raste të rralla, kur nuk është i mundur akomodimi te objekti juaj i zgjedhur, për shkak të arsyeve teknike ose "mbi rezervimit" nga ana e hotelierit, organizatori do ta strehojë udhëtarin, sipas mundësive në një moment të caktuar, në objekt të të njëjtës kategori ose në kategori më të lartë pa pagesë. Organizatori e rezervon të drejtën ta shtyjë ose anulojë aranzhmanin në rast të një numri të pamjaftueshëm të udhëtarëve të regjistruar sesa minimumi i përcaktuar për një marrëveshje të caktuar. Organizatori është i detyruar t’i njoftojë të gjithë blerësit për anulimin e së paku 5 ditë para fillimit të realizimit të aranzhmanit dhe t’ia kthejë në tërësi pagesën e bërë më së voni brenda pesë ditëve nga dita e anulimit.
6. E DREJTA E UDHËTARIT PËR TA ANULUAR UDHËTIMIN
Udhëtari mund ta anulojë udhëtimin në çdo moment dhe duhet ta bëjë këtë me shkrim. Data e anulimit me shkrim është bazë për llogaritjen dhe mbledhjen e shpenzimeve të anulimit (në raport me çmimin bazë të aranzhmanit), sipas shkallës në vijim:
✓ Për një anulim deri 30 ditë para udhëtimit paguhet 5%
✓ për anulim nga 29 deri në 22 ditë para udhëtimit 10%
✓ për anulim nga 21 deri në 15 ditë para udhëtimit 20%
✓ për anulim nga 14 në 08 ditë para udhëtimit 50%
✓ për anulimin e 07 deri në 01 ditë para udhëtimit 90%
✓ Nëse udhëtari nuk paraqitet ose e anulon aranzhmanin në ditën e realizimit të tij, ai do ta paguajë shumën e plotë të aranzhmanit te organizatori, dmth. 100%.
Në rast të anulimit të një "prenotimi të kërkuar" të konfirmuar më parë, organizatori do të marrë pagesë për shpenzime të anulimit në shumën e pagesës së paradhënies së paguar.
✓ Nëse udhëtari e ndryshon afatin e largimit të të njëjtit aranzhman të paktën 15 ditë para nisjes së konfirmuar më parë, nëse është e mundur organizatori do ta ndryshojë rezervimin dhe udhëtari do të paguajë vetëm shpenzime manipulative në vlerë prej € 10 / euro, për çdo paraqitje - marrëveshje.
✓ Nëse udhëtari e anulon aranzhmanin para udhëtimit, për arsye që ai nuk ka mundur t’i parashikojë, parandalojë ose largojë (sëmundje, lëndim apo vdekje në familjen e ngushtë, fatkeqësi natyrore, etj), bazuar në një certifikatë të vlefshme nga autoritetet kompetente, në këtë rast nuk i paguan shpenzimet e anulimit sipas shkallës së dhënë, por vetëm shpenzimet reale që kanë dalë nga anulimi i marrëveshjes, për të cilat organizatori është i detyruar t’i paguajë pa të drejtë për rimbursim.
Nëse udhëtari dëshiron të ketë siguri shtesë nga arsyet e paparashikueshme të lartpërmendura për anulimin e arazhmanit, që kanë ndodhur në periudhën e nënshkrimit të kontratës për të udhëtuar deri në fillim të udhëtimit, ne rekomandojmë të bëhet sigurim për "rrezik nga anulimi i udhëtimit turistik të rregulluar" te Kompania e Sigurimeve. Kjo polisë e sigurimit mund të organizohet dhe paguhet në pikën e shitjes, njëkohësisht me pagesën e aranzhmanit.
✓ Nëse udhëtari e anulon marrëveshjen pas fillimit të udhëtimit (gjatë udhëtimit ose gjatë qëndrimit në vendin e udhëtimit) për shkak të ngjarjeve të cilat janë rezultat i ndikimit të "forcës madhore" (ngjarje ushtarake, akte terroriste, fatkeqësi natyrore, aksidente trafiku, etj), të cilat as udhëtari as organizatori nuk ka mundur t’i parashikojë, parandalojë apo shmangë, organizatori nuk mban asnjë përgjegjësi ose detyrim për të kompenzuar shërbimet e parealizuara, përveç nëse ofruesi i fundit i shërbimit e pranon dhe e kryen rimbursimin e të njëjtave.
7. DETYRIMET DHE TË DREJTAT E ORGANIZUESIT TË UDHËTIMIT
Organizatori është i detyruar të kujdeset për realizimin e shërbimeve dhe përzgjedhjen e dhënësve të shërbimeve me vëmendjen e një organizatori të mirë, dhe të kujdeset për interesat e udhëtarëve në përputhje me parimet profesionale në turizëm. Organizatori është i detyruar t’ia mundësojë udhëtarit të gjitha shërbimet e shënuara për aranzhmanin individual të programit, dhe është përgjegjës për ndonjë dështim eventual të shërbimeve ose të një pjese të shërbimeve. Organizatori përjashton çdo përgjegjësi në rast të ndryshimit dhe dështimit të shërbimit të shkaktuar nga forcat madhore si dhe nga vonesa mjeteve transportuese, për të cilat transportuesi nuk është përgjegjës sipas rregulloreve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare. Organizatori i udhëtimit nuk pranon asnjë përgjegjësi nëse përfaqësuesi diplomatik dhe konsullor refuzon të japë vizë hyrëse ose vonohet në dhënien e vizës, ose në qoftë se zyra e emigrimit të një vendi të huaj nuk e miraton hyrjen e një udhëtari të caktuar, as për pasoja të tjera që dalin për shkak të një mosfunksionimi të mundshëm ose humbje e dokumenteve të udhëtimit të udhëtarit. Në këto raste, udhëtari vetë i paguan shprenzimet shtesë.
8. DETYRIMET DHE TË DREJTAT E UDHËTARIT
Udhëtari është i obliguar të kujdeset, që ai personalisht, dokumentet dhe sendet e tij t’i plotësojnë kushtet e parashikuara sipas rregulloreve kufitare, doganore, shëndetësore dhe rregullore të tjera të vendit të vet dhe të vendit të destinacionit, t’i përmbahet rendit shtëpiak te objektet shërbimdhënëse dhe hotelierike , si dhe te mjetet e transportit, dhe të bashkëpunojë me përfaqësuesin / shoqëruesin e organizatorit dhe ofruesit të shërbimeve me qëllim të mirë. Në rast të mospërmbushjes së këtyre detyrimeve, udhëtari do t'i përgjigjet organizatorit për dëmin e shkaktuar. Udhëtarët që e shkelin rendin shtëpiak nëpër objekte ose te mjeti transportues mund të largohen nga aranzhmani. Udhëtari e ka të domosdoshme të posedojë një pasaportë të vlefshme dhe të informohet te organizatori nëse vendi i destinacionit (ose vendet te të cilat do të udhëtojë në tranzit) kërkon vizë, që të sigurohet përpara kohe. Udhëtari është i detyruar të informohet për rregullat e këmbimit valutor dhe doganor në vendin e vet dhe në vendet ku ai udhëton. Udhëtari është i detyruar t’i ruajë dhe të përgjigjet personalisht, për të gjitha dokumentet e tij, paratë dhe bagazhin personal për gjatë gjithë kohës së udhëtimit.
9. TRANSPORTI
Udhëtari është i detyruar të përshtatet me transportin dhe organizimin e tij, në përputhje me rregullat dhe rregulloret e përcaktuara. Kur udhëton me transport ajror, duhet ta kontrollojë rezervimin e fluturimit - në agjenci, jo më vonë se 72 orë para nisjes. Të lajmërohet te aeroporti dhe vendi për "çeking"(kontroll) dhe dorëzim të bagazhit, në kohën e zakonshme - një orë e gjysmë përpara fluturimit. Të informohet me rregullat për udhëtimin me transport ajror (për ato mund t'i drejtohet agjencisë). Gjatë udhëtimit me autobus, duhet të ketë rezervim të vlefshëm të ulëses dhe të paraqitet te përfaqësuesi i agjencisë gjysmë ore para nisjes së autobusit. Ta respektojë rendin te mjeti transportues, në interes të përbashkët me udhëtarët dhe stafin tjetër, si dhe për sigurinë në trafik.
Në rast të mosrespektimit të kohës së nisjes nga stacionet ose ndalesat rrugore dhe pushimet, si dhe për shkak të vonesave të mundshme te kalimet kufitare për shkak të dokumenteve të parregullta të udhëtimit ose kundërvajtjes doganore, mjeti nuk është i detyruar ta presë atë udhëtar më shumë se sa është e zakonshme pritja.
10. BAGAZHI
Udhëtari ka të drejtë për bagazh falas, deri në 15 kg te fluturimet çarter dhe 20 kg te linjat ajrore të rregullta. Te transporti me autobus çarter lejohet bagazh falas, një valixhe(deri në 20 kg) për çdo udhëtar. Për çdo kilogram të tepërt të bagazhit, gjegjësisht të valixhes, paguhet një shumë në varësi prej destinacionit të udhëtimit. Fëmijët deri në moshën 2 vjeçare te udhëtimi ajror dhe fëmijët që nuk e paguajnë biletën në autobus, kanë të drejtën për bagazh falas në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Si bagazh, nuk lejohet futja e mallrave tregtare, ushqim, pije, ilaçe, droga, kimikate dhe substanca të tjera të ndezshme, armë, kafshë, bimë, ambalazha dhe artikuj të ngjashëm. Gjatë ngarkimit dhe shkarkimit të bagazhit nga mjeti transportues, udhëtari personalisht është përgjegjës për të. Gjatë realizimit të aranzhmanit udhëtari kujdeset vetë për bagazhin. Prandaj, ne rekomandojmë që para udhëtimit të bëhet polisë sigurimi për udhëtim me sigurim të bagazhit, nëpërmjet një kompanie sigurimi, që mund të paguhet edhe në agjenci. Organizatori nuk është përgjegjës për bagazhin e shkatërruar ose të humbur, si dhe për bagazhin e humbur apo gjërat e vlefshme gjatë qëndrimit të tyre në hotel (ju rekomandojmë të merrni me qera një sef te recepcioni i hotelit).
11. RREGULLA SHËNDETËSORE DHE MBROJTJA
Udhëtari është i detyruar të informohet te institucionin shëndetësor kompetent dhe ta respektojë rregulloren shëndetësore për udhëtimin në një vend të caktuar (nevoja për vaksinë ose dokument shëndetësor). Në rastin e sëmundjejes ose aksidentit gjatë përdorimit të aranzhmanit, shpenzimet e trajtimit ose ndërhyrja e mundshme mjekësore paguhet nga udhëtari. Prandaj, rekomandohet që para udhëtimit të bëni politisë për sigurimin e udhëtimit përmes një kompanie të sigurimeve, e cila mund të paguhet edhe në agjenci.
12. AKOMODIMI NË DHOMA DHE APARTAMENTE
Nëse udhëtari – qiramarrës nuk është marrë vesh për një dhomë / apartament me karakteristika të veçanta, ai do të pranojë çdo dhomë / apartament të regjistruar zyrtarisht për akomodim në objektin e dakorduar, të përshkruar në katalog dhe në listën e çmimeve. Nëse është e mundur, organizatori do të përpiqet t'u përgjigjet kërkesave shtesë të udhëtarit (rehati, orientim të dhomës, katit dhe të ngjashme), por nuk mund të garantojë përmbushjen e një kërkese të tillë. Akomodimi i zakonshëm nëpër dhoma është nga ora 14:00, dhe largimi nga dhomat është deri në orën 10:00 (nëse te rendi shtëpiak nuk është specifikuar ndryshe).
13. ZGJIDHJA E ANKESAVE
Në rast të realizimit jo të plotë ose të dobët të shërbimeve, udhëtari ka të drejtë për kompensim adekuat, vetëm nëse ka paraqitur një ankesë me shkrim tek organizatori. Çdo udhëtar – palë (nënshkrues) i kontratës ka të drejtë për ankesë në bazë të një shërbimi të pa kryer. Organizatori nuk do të pranojë ankesa grupore që janë parashtruar nga më shumë kontraktorë në bazë të një ankese.
Procedura për paraqitjen e ankesës:
✓ Menjëherë në vendndodhje, udhëtarët ankohen për shërbimin e duhur te përfaqësuesi i organizatorit, dhe nëse nuk është ai, te ofruesi i shërbimeve. Udhëtari është i detyruar të bashkëpunojë me përfaqësuesin dhe ofruesin e shërbimit me qëllim të mirë që të eliminohen arsyet e ankesës.
✓ Nëse udhëtari në vendndodhje nuk e pranon zgjidhjen e propozuar për ankesën që korrespondon me shërbimin e paguar, organizatori nuk do ta pranojë ankesën shtesë të udhëtarit dhe nuk do të përgjigjet për atë. - Nëse arsyeja për ankesën nuk eliminohet, udhëtari për këtë gjë përpilon një konfirmim me shkrim (procesverbal) me përfaqësuesin. -
✓Më së voni 8 ditë pas përfundimit të marrëveshjes, udhëtari paraqet ankesë me shkrim te vendi i shitjes ku është paguar aranzhmani, dhe e paraqet një vërtetimin me shkrim (procesverbalin) të nënshkruar nga përfaqësuesi si dhe arkëtimet eventuale për shpenzimet shtesë.
Organizatori do të pranojë në procedurë vetëm ankesa të dokumentuara plotësisht brenda afatit të caktuar prej 8 ditësh. - Organizatori është i detyruar të sjellë një vendim me shkrim brenda 14 ditëve nga pranimi i ankesës në pikën e shitjes. Organizatori mund ta shtyjë afatin për vendimin e ankesës me qëllim të plotësimit të informacionit dhe kontrollimit të ankesave në fjalë me ofruesin e shërbimit. Organizatori do t’i zgjidhë vetëm ato ankesa për të cilat arsyet që i kanë shkaktuar ato nuk kanë mundur të hiqen në vendin e pushimit.
Derisa organizatori nuk merr vendim për ankesën, udhëtari duhet të heqë dorë nga ndërmjetësimi me çdo person tjetër, procedim gjyqësor ose informacion në mediat publike. Nëse blerësi- udhëtari eventualisht nuk e respekton procedurën ose e prish fillimin e procedurës me ndonjë nga aktivitet e përmendur ose jo, jep arsye për të refuzuar të njëjtat ankesa, për ndërprerje të procedimeve të filluara dhe në të njëjtën kohë organizatori paraqet ankese para autoriteteve kompetente, për komenzim nga dëmi i pësuar dhe reputacionit të prishur përpara publikut. – Kompenzimi më i lartë pas ankesës mund të arrijë një shumë deri te shuma e pjesës së reklamuar të shërbimit, por nuk mund t’i përfshijë shërbimet e përdorura tashmë, si dhe shumën e përgjithshme të marrëveshjes. Kjo e përjashton të drejtën e blerësit për të paguar "dëmshpërblim ideal".
14. MIRATIMI I GJYKATËS
Në përputhje me pikën 13 të këtyre kushteve, blerësi i shërbimeve në një program i caktuar ka të drejtë të parashtrojë ankesë tek organizatori i udhëtimit. Nëse blerësi nuk është i kënaqur me vendimin e organizatorit, ai ka të drejtë të kërkojë arbitrazh dhe mendim shtesë nga Gjykata e Nderit në OETM. JU LUTEM LEXOJENI ME KUJDES programin e udhëtimit dhe kushtet e përgjithshme të udhëtimit, sepse ata janë pjesë përbërëse e kontratës suaj.
15. DOKUMENTET E UDHËTIMIT
Pasaporta duhet të ketë afat së paku 6 muaj (varësisht nga vendi ku udhëtoni) pas përfundimit të qëndrimit të planifikuar në vendin ku udhëtoni.